Sot, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, Kryetari Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore dhe Kurti e Sakar janë pajtuan për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim dhe takime të tjera.
Ambasadori Sakar e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ai ka pohuar se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë dhe se me rëndësi është të zhvillohet një partneritet mes dy vendeve, sidomos në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.
Kurti e ka falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ia ofron Kosovës.
“Shqiptarët në Turqi mund të jenë një urë e fuqishme për bashkëpunim ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe me qeverinë e re do të shtrohet mundësia që kjo të ndodhë. Gjithashtu, në aspektin e shëndetësisë mund të bëhen përmirësime të ndjeshme, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që do e forconte aleancën mes dy shteteve tona”, ka thënë Kurti.