Kurti: Siguria, themeli mbi të cilin mund të rritet vendi ynë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se siguria është themeli mbi të cilin Kosova mund të vazhdojë të rritet.

I pari i ekzekutivit përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, ku u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falënderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për vizitë njëditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme