Kurti: S’ka më punësime të kushërinjve, ata janë për dasma e ahengje private!

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë vazhduar takimet me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kurti shihet duke dhënë premtime se në qeverisjen e tij nuk do të ketë punësime familjare.

“Është e rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat dhe ministritë me kushëri. Kushërinjtë janë për shtëpi. Fisi është për dasmë, gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme