Kurti sot ia ulë pagën vetes dhe kabinetit të tij

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot me fillim prej orës 10:00

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme