Kurti: Sot një vit Haradinaj ia dha Malit të Zi 8.200 hektarë për një karrige

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një vit pas miratimit të Demarkacionit ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, se ia dha Malit të Zi 8.200 hektarë tokë për karrigen e të parit të Qeverisë.

“Sot u bë një vit prej kur u ratifikua demarkacioni “Meha” në Kuvend, ndërkaq nesër bëhen 400 ditë të marrëveshjes ‘korrigjuese’ Thaçi-Vujanoviq. Për ironi, mu në ditën ndërkombëtare të pyjeve, më 21 mars, iu dhanë 8.200 hektarë Malit të Zi”, ka shkruar Kurti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Sipas të parit të Vetëvendosjes, 80 vota nuk do të bëheshin atë ditë pa mashtrim me korrigjim kufiri, ndërkaq, deputetët nuk është turp që të thonë se janë mashtruar.

“80 vota kurrsesi nuk do t’i bënin atë ditë pa këtë mashtrimin me korrigjim kufiri. Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakor e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës.

Nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar. Turpi i përket mashtruesit. Mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet bashkëfajtor”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, ratifikimi ishte zdrukthëtari e jo demokraci.

“Ratifikimi ishte zdrukthëtari e jo demokraci. Nga pyjet e atyre 8.200 hektarëve u nxor sall një karrige kryeministri”, përfundoi Kurti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme