Kurti: Sot përkujtojmë jetët e humbura të grave si pasojë e dhunës, zotohemi që do ta luftojmë këtë dukuri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të enjte ka hapur fushatën globale 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

Kurti ka thënë se në këtë ditë përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave nga dhuna teksa zotohet se do të luftoj dhunën ndaj grave, njofton Klankosova.tv.

“Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës. Sot e nderojmë kujtimin e tyre dhe zotohemi që do të luftojmë dhunën ndaj grave”.

“Si përgjigje ndaj dhunës të përshkallëzuar institucionet tona e kanë përmirësuar dukshëm kornizën ligjore me ndryshimet e fundit të përqafimit të Konventës së Stambollit. Gjithashtu, kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si “Vepër penale” në kodin penal”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tutje tha se shënimi i kësaj dite është edhe thirrje për bashkëpunim më të thelluar mes nesh për të dëshmuar zero tolerancë ndaj dhunës teksa ka listuar edhe zinxhirin institucional që funksionon për ta bërë këtë.

“Shënimi i 25 nëntorit dhe hapja e fushatës së 16-të ditëve të aktivizmit është thirrje për bashkëpunim më të thelluar mes nesh për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave, për të fuqizuar zinxhirin institucional që funksion me këtë renditje: Përgjigje institucionale në parandalim, mbrojtje dhe trajtim të rasteve të dhunës ndaj grave, vënie të drejtësisë së munguar, shërbime të shpejta dhe cilësore për çdo rast të dhunës ndaj grave, llogaridhënie institucionale për të shpëtuar jetën e çdo gruaje apo vajze pa dallim moshe a etnie”.

“Ne nuk guxojmë të lejojmë që qytetarët të jetojnë në ankth dhe frikë nga e ardhmja që ndonëse e garantuar me normë ligjore është e sfiduar nga një mentalitet që gruan nuk e sheh si individ të barabartë që gëzon të drejta të plota. Kjo kërkon veprim të menjëhershëm që në qendër të veprimeve tona kur hartojmë politika të vendosim eliminimin e dhunës ndaj grave si qasje ndër-sektoriale”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme