Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se bazuar në gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb në Banjskë më 24 shtator ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.
Kryeministri Kurti ka shkruar në platformën “X” se sulmi terrorist ishte koordinuar në 37 pozicione të ndryshme, për siç thekson ai krijimin e mundësisë për furnizim me armë dhe trupa.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Krijimi i një korridori për në Serbi do të vinte më pas, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar ai.