Kurti: Thaçi po kërkon foto me Trumpin, takim me Putinin

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjermania është aleati numër dy i Kosovës menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, Presidenti Hashim Thaçi po punon që Moska ta marrë vendin e Berlinit.

Kurti ka përmendur përsëri një takim të Thaçit me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, në Pallatin e Erdogan muaj më parë duke e përmendur edhe një deklaratë të tij se ai dëshiron ta takojë edhe Putinin ndërkohë që duke u ndërlidhur me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kurti ka thënë se Thaçi me Presidentin e SHBA-së e do vetëm një fotografi.

“Amerika është aleati ynë kryesor, kurse Gjermania është e dyta. Por, presidenti Thaçi po punon që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë. Ai me Trumpin synon fotografi, e takim me Putinin”, ka thënë në një intervistë në Interaktiv, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme