Kurti-Thaçit: Mesazhet tuaja janë kërcënuese, mos më bëj presion

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Presidentit Hashim Thaçi, lidhur me caktimin e mandatarit, duke i thënë se po i dërgon ‘mesazhe kërcënuese, ndërsa i ka kërkuar të mos bëjë shumë presion e vlerësime politike.


Në letrën drejtuar Thaçit, Kurti ka thënë se do të jap së shpejti propozimin për kryeministër, majde ‘porsa të jenë gati’.

Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

Tutje, që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duhet e lajmëruar ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

“Ju lutem që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të Qeverisë. Ai proces është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti nuk mund të bëjë intëepretime shtesë”, shkruan në letrën e Kurtit.

Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK’në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme