Kurti, Thaçit: Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për mos përmbushjen e asaj që thuhet në marrëveshjen që kishte bërë Thaçi me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq për demarkacionin.

Kurti përmes një postimi në Facebook e ka ndërlidhur këtë çështje me atë që po flitet tash për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.” Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj.

Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”, ka shkruar Kurti. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme