Kurti-Thaçit: Serbia kufijtë i ka vizatuar me bajoneta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hedhur kritika të tjera ndaj Presidentit Hashim Thaçi.Kurti ka kujtuar deklaratën që Thaçi nënshkroi para gjashtë muajsh me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviq lidhur me ndryshimet në marrëveshjen e Demarkacionit, përderisa ka përmendur edhe kërkesën e tanishme të Thaçit për korrigjim të kufirit me Serbinë.“Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.” Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit?”, ka shkruar Kurti, përcjell KosovaPress.

I pari i Vetëvendosjes ka përfunduar duke thënë “paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme