Kurti thotë se agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një interviste i tha TV Ora News të Tiranës se agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës.

Albin Kurti tha se ndikimi rus vjen më tepër nga Serbia. Ai tha se ky ndikim ndihet edhe në Kosova, pasi agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës.

“ Ai (ndikimi rus – sqarim ynë) vjen më së shumti përmes Serbisë, Republikës Serbe në Bosnje, pa përjashtuar serbët në Mal të Zi dhe regjimin e Gruevskit në Maqedoni, i cili është në opozitë, por jo tamam. Vërehet edhe në Kosove. Agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës. Është mirë që nuk u realizua Zajednica. Meqë ajo do të kishte president, zv/president, do të kishte flamurin dhe simbolet e veta dhe jam i bindur se ai presidenit i Zajednicës do të vendoste kontakte me Putin siç e ka Millorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës. Dodiku i ka marrëdhëniet me Putin edhe më të mira sesa Beogradi zyrtar. Pra po të lejonim instalimin e Asocacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, mos harrojmë që në 1991 me 14 komuna me shumicë serbe ka nisur si i tillë, asociacion (Republika Srpska – sqarim ynë)) me Bosnjën, ne sot do të kishim udhëheqjen e asaj Zajednice me lidhje të drejtpërdrejta me Putin edhe më të ngushta se vetë Beogradi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme