Ka votuar i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti ka votuar në orën 10:00 në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë.
“Sapo e përfundova të drejtën demokratike dhe të drejtën qytetare për të votuar. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për republikën tonë. Nga këto zgjedhje do të dalë legjislatura e gjashtë. Moti është i mirë, nuk ka shi dhe as vapë kështu që ftoj qytetarët të dalin për të votuar”, ka deklaruar Kurti.
Ai e ka përfunduar deklaratën duke thënë “Urime festa e demokracisë”./Indeksonline/