Kurti thotë se Thaçi shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi për akuzat që i ka bërë.

Thaçi sot përmes një konference për media ka akuzuar rëndë Albin Kurtin se për Vetëvendosjen merr financa nga Irani, duke drejtuar pastaj gishtin edhe për lidhje të Kurtit me presidentin rus Vladimir Putin dhe përshtatje me politikat e Beogradit.

Kurti ka shkruar se Thaçi nuk mund të jetë president me gjithë këtë dëshirë për t’u bërë inspektor policie, ndërsa ka shtuar se ai shpif si polic në bodrume hetuesie.

“I mjeri Javert. Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91”, ka shkruar Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme