Kurti tregon pse iu drejtua Komisionit të Venedikut për dekretin e presidentit Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për kërkesën për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimitshkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se kërkesa është dorëzuar dje.

Sipas tij, opinioni i Komisionit të Venedikut do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Dje dërguam një kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut për kompetencat e Presidentit të Kosovës për mandatimin e kandidatit për kryeministër pas mocionit të mosbesimit. Opinioni do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në njoftimin e sotëm për media nga Zyra e Kryeministrit  theksohet se kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme