Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e djeshëm në një shkollë në Beograd, ku humbën jetën tetë fëmijë dhe roja.
Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave teksa u ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve nga ky rast, njofton Klankosova.tv.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se ngushëllime gjatë ditës së djeshme për këtë ngjarje ka shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.