Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.

Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

“Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, shtoi ai.