Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz sot në Beograd ka deklaruar se Austria do të mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol, transmeton gazetametro.net.
Mediet e Brogradit njoftojnë se Kurz për agjencinë austriake APA ka thënë se vendi i tij mbështet përpjekjet e Kosovës për t’u pranuar në Interpol dhe se edhe partneri i tij i koalicionit të Partisë së lirisë ka ndryshuar mendje.
B92-shi beogradas citon kancelarin Kurz të ketë thënë se prioritet i Austrisë gjatë kryesimit të BE-së është që të mbështeten të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu afruar BE-së, si dhe në aplikimin e reformave të duhura.
“Kjo sidomos ka të bëjë edhe për fushën e sigurisë së brendshme dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurz.