Kusari, Kërcënimet e Hotit na zgjuan nga ëndrra

Pas kërcënimit të djeshëm të Haxhi Hotit, ndaj liderit të VV-së Albin Kurtit, ka reaguar deputetja Mimoza Kusari.

Ajo tha se kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

“Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje.
Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti.
Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëhere”, ka shkruar Kusari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme