Kusari – Lila do të sfidohet nga Gjini i AAK’së dhe Çaushi i VV’së në garë për Gjakovën

Ky është viti i fundit i mandateve të kryetarëve të komunave në Kosovë. Fundi i vitit 2017 do të shënojë rizgjedhjen e tyre apo zëvendësimin me figura të reja.

E para e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka konfirmuar se do të synojë edhe një mandat të ri në krye të Komunës së Gjakovës. Kusari – Lila, e cila u bë e para kryetare komune femër në Kosovë pasi që mposhti kundërkandidatin nga AAK, Pal Lekaj, i cili udhëhoqi më Gjakovën për dy mandate kësaj radhe nuk do të kandidojë si përfaqësuese e AKR’së, por si njëra prej themeluesve të partisë së re, “Alternativa”. Nga radhët e AAK’së kësaj radhe ajo do të ballafaqohet me ish deputetin Ardian Gjini, i cili në zgjedhjet e fundit nuk arriti të grumbullojë votat e nevojshme për të qenë pjesë e legjislativit. Mirëpo, Gjini gjatë tërë kësaj kohe ka qenë aktiv në terren duke mobilizuar strukturat partiake në zonën e Gjakovës që dikur konsiderohej si bastion i AAK’së.

Në garë për të parin e komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila shënoi ngritje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjakovë, sipas gjitha gjasave do të jetë nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.

Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditura se Behgjet Pacolli do të zhvillojë një garë të madhe në Gjakovë. Një prej emrave me të cilët ai pritet të garojë në këtë komunë është një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Valon Lluka. Por, një gjë e tillë ende nuk është përfundimtare pasi që AKR i është nënshtruar një ristrukturimi të rrënjësishëm./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme