Kusari–Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kursari – Lila ka theksuar se shpreson që të mos ndryshohet vendimi për mbajtjen e seancës ditën e enjte, në të cilën pritet të votohet demarkacioni.

Ajo ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç që e ka thyer status-quon ka treguar pafuqinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përballë zgjidhjes së kësaj teme.

“Marrëveshja e arritur nuk është konfirmim i atyre që kategorikisht e kanë denoncuar. Ky korigjim jep shpresë se do të mund të korrigjohen gabimet, por që nuk është garancë se vija kufitare do të shkojë në Qakorr”, ka shtuar Kusari- Lila.

Sipas saj, dokumenti i ratifikimit të demarkacionit në mes dy vendeve, pritet të përcjellet si dokument që ka peshë edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se në aspektin politik pritet të krijohet një momentum i ri.

“Brenda koalicionit ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë si Alternativë, se do të mbeshtesim procesin e ratifkimit te demarkacionit, por pas ratifkimit do të krijojmë një moment të ri, e ai moment është që intensivisht do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”, ka theksuar Kusari – Lila./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme