Kusari-Lila kryetare e Alternativës, Deda zëvendës

Këshilli Drejtues i subjektit më të ri në skenën politike kosovare, Alternativa ka vendosur të premten që kryetare të jetë Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zëvendës i saj Ilir Deda, mëson Koha.net.

Ky subjekt garon për herë të parë në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale.

Kusari-Lila është aktualisht kryetare e komunës së Gjakovës. Më parë ajo ishte nënkryetare e AKR-së. Kurse Deda, pas zhbërjes së FER-it, ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së saposhpërndarë, Deda ishte shkëputur nga VV-ja dhe deri në fund ka qëndruar në Kuvend si deputet i pavarur.

Gjatë ditë është raprotuar se kjo parti po zhvillon negociata që të hyjë në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme