Kusari-Lila: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN-in, ne largohemi

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila drejton Alternativën që në zgjedhjet e 11 qershorit u bë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike, në emisionin Komiteti, ka folur për opsionet që ka para vetës koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që u rëndit i treti në zgjedhje.

Kusari ka treguar nëse LDK po mendon të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni qeveritar, formimin e së cilit fillimisht do ta provojë koaliconi PDK-AAK-Nisma, e cili doli i pari në zgjedhje.

Ajo ka bërë të ditur qëndrimet e Alternativës, e cila, sipas Kusarit, do të ketë së paku dy ulëse në Kuvend, në lidhje me koalicionet që mund ta bëjnë LDK-në pjesë të Qeverisë.

Kusari ka treguar se do të jetë në cdo formë së bashku me LDK-në, përvec në rast se kjo e fundit vendos të formojë koalicion me PDK-në në Qeveri. Ajo bën të ditur se diçka e tillë do ta prishte marrëveshjen parazgjedhore LDK-Alternativa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme