Kusari-Lila: Nëse shefi i AKI’së mbetet në detyrë, vuloset kapitullimi i Qeverisë Haradinaj

Sipas deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nëse Driton Gashi mbetet në krye të AKI-së, pas skandalit me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, në Kosovë do të vulosej me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka thënë se po ashtu me largimin e ministrit Flamur Sefaj, por me mbajtjen e detyrës nga Gashi do të kapitullonte edhe rendi dhe shteti ligjor si dhe AKR-ja si “partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të”.

Kusari-Lila thotë se gjashtë shtetasit turq u bënë kurban të demokracisë së Kosovës.

“Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë. Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari-Lila ka shtuar po ashtu se Gashi duhet të largohet vetë dhe jo që të detyrohet të nxirret jashtë.

“Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale”, ka shkruar në fund ajo.

Lexoni të plotë shkrimin e saj: 

Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:

1. Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
2. Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
3. AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të

Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.
Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi.

Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerret jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.
Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme