Kryetarja e Alternativës, njëkohësisht deputete e Kuvendit të Kosovës thotë se nuk do t’i bashkohen Qeverisë Haradinaj. Kritikon presidentin Thaçi, thotë se po ndërhynë në punët e Qeverisë.
Sipas Mimoza Kusar-Lilës, qëllimi i Alternativës vetëm rrëzimi i Qeverisë.Kështu mendon edhe për LDK’në me të cilën është në koalicion.
Ndërkohë, kritika si për Qeverinë ka edhe për presidentin Hashim Thaçi. Thotë se me këta udhëheqës Kosova nuk do të ketë të ardhme të mirë.
“Konsideroj që reformat në shtet edhe lëvizja përpara e Kosovës nuk mundet me u bë me këtë president dhe me këtë konstelacion të qeverisë”, tha Kusari-Lila.
“Presidenti Hashim Thaçi sot është udhëheqës i shtetit me të gjitha kompetencat thuajse është zgjedh drejtpërdrejt si president me votat e qytetarëve e jo me votat e Kuvendit”, thotë ajo në ‘DPT te Fidani’.
“Presidenti nuk i raporton Kuvendit, përzihet në punët e ekzekutivit në fakt i merr përsipër angazhimet e ekzekutivit pa pasur asnjë mandat, siç është rasti i dialogut me Serbinë’, thekson ajo.
“Përcakton prioritetet e shtetit pa u përcaktu ato në ekzekutiv, ndërhynë në punë të jashtme, ndërhynë në punë të brendshme, ndërhynë në çështje të sigurisë’, tha Kusari-Lila.