“Kush bërtet në Venedik: `Allahu Ekber` do të qëllohet me snajper”

Në rast se dikush vrapon nëpër sheshin e Shën Markut duke thirrur `Allahu Ekber`, ai do të vritet menjëherë nga snajperët”.

Prefekti i qytetit të Venedikut, Luigi Brognaro në një konferencë shtypi në Rimini citohet të ketë deklaruar se ai do të bëjë ashpërsim drastik të masave të sigurisë në qytetin që udhëheq. “Ne këtu në Itali duhet të luftojmë terrorizmin. Në rast se dikush vrapon nëpër sheshin e Shën Markut duke thirrur `Allahu Ekber`, ai do të vritet menjëherë nga snajperët”, ka thënë Brognaro, transmeton albinfo.ch mediat italiane.

Sigurisht deklarata e tij ka ngjallur mospajtim te partitë e majta italiane. Ndërsa nuk është hera e parë që ai bie në sy me deklarata të forta kundër islamizmit. Sipas portalit gjerman “Tag24”, në rastin kur në mars të këtij viti ishin arrestuar tre kosovarë të dyshuar për terrorizëm islamik dhe për tentimin e hedhjes në ajër të urës së Rialtos, Brognaro kushte deklaruar: “Ata na thanë se duan ta takojnë Allahun. Dhe ne do t`i dërgojmë ata drejtpërdrejt te Allahu, pa pasur nevojë që ta çojnë në ajër urën, thjesht, ne do t`i qëllojmë ata”.

Deklarata e Brognaros për snajperët ka ardhur si reaksion ndaj atentatit në Barcelonë, përcjell albinfo.ch.

“T`i japim fund lojës me humanizmin. Kur dikush dëshiron të më vrasë, unë duhet të mbrohem dhe, në Venedik ne po mbrojmë veten”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme