Duket se në disa vende të Europës, qeveri të ndryshme në pushtet po bëjnë ligje që cedojnë me parimet e demokracisë dhe kanë qasje të tilla ndaj lirisë, saqë janë shndërruar në shqetësim për Bashkimin Europian.
Është pikërisht Franca që pritet të kërkojë vendosjen e një mekanizmi të ri në Europë për respektimin e shtetit ligjor, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave. Vendet që shkelin këto parime ligjore, do të përjashtohen nga marrja e fondeve për përballimin e krizës së koronavirusit.
Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Clement Beaune ka deklaruar për “Financial Times”, se shtetet që kanë probleme, nuk mund të përfitojnë njëlloj.
Gjithashtu edhe Shqipëria është paralajmëruar disa herë nga grupe të fuqishme brenda Parlamentit Europian për këto çështje.
© SYRI.net