Zbardhen emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionin hetimor për “Tahirin”.
Krahas kryetarit, post të cilin e mban Edi Paloka, anëtarët e tjerë të PD-së do të jenë si vijon: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka.
Po ashtu mësohet se nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari.
Po ashtu, postin e nëkryetarit të komisionit do ta mbajë socialistja Ermonela Felaj.
Priten të zbardhen edhe emrat e 4 përfaqësuesve të PS.