Kush do ta zëvendësojë Arben Taravarin në Ministrinë e Shëndetësisë?

Gazetare: Fatlume Dervishi

Partnerët e koalicionit nuk kanë biseduar akoma se kush do të vijë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pas largimit të Taravarit.

“Përgënjeshtrojmë që deri tani të jetë biseduar për çfarëdo qoftë shkëmbimi të ministrive ose resorëve ose për atë se kush do ta marrë ministrinë e Shëndetësisë. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.
Përgënjeshtrimi vjen pak ditë pasi nga VLEN folën për mundësinë e shkëmbimit mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it të Ministrisë së Shëndetësisë me atë të Arsimit. Për një mundësi të tillë foli njëri nga liderët, Bilall Kasami.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska nuk është e informuar për ndonjë shkëmbim të mundshëm.

“E lexova në media, por në këtë moment, si Ministër i Arsimit dhe Shkencës, kam kaq shumë punë për të përfunduar gjatë një mandati të tërë, saqë as nuk mendoj as nuk jam e përfshirë në ato negociata. Ka një person përgjegjës që do të thotë se si duhet të jetë”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

Deri tani nuk ka informacione se kush do të udhëheqë edhe me poste të tjera në ekzekutiv, pas largimit të kuadrove të ASH-së. Nga qeveria për MIA kanë deklaruar se nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme