Kush do të fitojë në Maqedoni, partnerët e Albin Kurtit, apo partnerët e Hashim Thaçit?

Enis Hoxha
Bashkëpunimi mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e veriut dhe atyre në Kosovë nuk është diçka që duhet të fshehet, sado që mund t’i pengojë dikujt.

Ky bashkëpunim zhvillohet në dy pole kryesore- koalicioni Aleanca-Alternativa partnerë të vetë në Kosovë kanë fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) asnjëherë nuk e ka fshehur afërsinë me Hashim Thaçin dhe PDK-në, që tani janë bë gati një bllok politik edhe me Isa Mustafën.

Çka i bashkon, e çka i ndan këto dy blloqe politike?

Bllokun politik të BDI-së dhe PDK-së, ( i përforcuar tani edhe me Isa Mustafën) e përcjellin akuza të vazhdueshme për krim dhe nepotizëm, si dhe për vrasje të kundërshtarëve politikë pas luftës. Është grupacion që në Kosovë ka marrë emrin “Klani Pronto”. Ky grupacion politik në Kosovë angazhohet për marrëveshje të Kosovës me Serbinë dhe sipas ish këshilltarit të presidentit amerikan Trump, Klani Pronto është pajtuar për ndarjen e Kosovës me Serbinë. Është grupacion që si burim të legjitimitetit të vet mundohet ta shfrytëzojë uniformën dhe luftën e lavdishme të U:K-së. mirëpo ky burim i legjitimitetit të tyre tani është shterrur, pas proceseve gjyqësore ku janë akuzuar e dënuar për bashkëpunim me serbët e Beogradit për të blerë tokat e Kosovës dhe për të zhvilluar biznese. Kosovarët e zbuluan mirë këtë lojë, duke ruajtur respektin e plotë për U:K-në, por duke dënuar me votë “Klanin Pronto”, kurse të njëjtën tani pritet ta bëjnë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Për dallim prej bllokut politik të “Klanit Pronto”, blloku politik mes Albin Kurtit, Zijadin Selës dhe Afrim Gashit, platformën e vet të veprimit politik e bazon te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për shkëputjen e lidhjeve të krimit me politikën. Zhvillimet në Kosovë treguan se kjo luftë nuk është e lehtë, por me rëndësi është se tani të gjithë qytetarët e kanë të qartë lojën perfide dhe në zgjedhjet e parakohshme që do ta mbahen në gusht, Vetëvendosja pritet të fitojë së paku 55 deputetë, nëse jo edhe gjysmën e mandateve.

Blloku politik Vetëvendosja-Aleanca-Alternativa poashtu është fuqimisht kundër pazareve për ndarjen e territorit të Kosovës, kështu që fitorja e këtij blloku edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut, shuan ëndrrat që të bëhet pazar me tokat kosovare e larë me gjak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme