Kush e dekonspiroi megaoperacionin e SPAK? Avokati bën deklaratën e fortë: BKH i ka sekuestruar telefonin Neritan Nallbatit, ja çfarë u zbulua nga zbërthimi i bisedave në SKYECC

Avokati Arben Llangozi  ka folur në lidhje me megaoperacionin e SPAK ku u goditën 7 gruoe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhërarreste, ku shumica prej tyre nuk u ekzekutuan.


Sipas Llangozit, Policia e Shtetit ka dështuar në ekzekutimin e urdhërarresteve sepse operacioni është dekonspiruar.

Në një intervistë për ‘5 Pyetjet’ ai është shprehur se ka dyshime që pas këtij dekonspirimi fshihet Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbatit.

Avokati tha se në dijeninë e tij, celulari i Nallbatit është sekuestruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit sepse ‘ka dalë në bisedat e SKYECC dhe dyshohet se ai ka cenuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Kjo është folur në korridoret e SPAK dhe gjykatës’.

“Ka filluar të hapet Kutia e Pandorës dhe ajo që zoti Dumani ka deklaruar në KLP se Policia e Shtetit është e implikuar në krimin e organizuar mesa duket ka qenë e vërtetë. Kemi 50 urdhra ndalimi dhe nga këto janë ekzekutuar vetëm 20, të cilët ishin në kushte paraburgimi. Të tjerat nuk janë ekzekutuar. Kjo do të thotë se Policia e Shtetit në një farë mënyrë ka dështuar në ekzekutimin e tyre dhe lindin dyshime se policia e shtetit ka bashkëpunuar dhe ka njoftuar grupet për të mos u ekzekutuar këta urdhra ndalimi. Kjo është që tregoi ky operacion.

Në dijeninë time dhe ajo që Dumani ka thënë para KLP, se kemi implikime në nivelet e larta të policisë, është e vërtetë. Pasi në dijeninë time, BKH ka sekuestruar telefonin e një zv.drejtuesi të policisë, ose më saktë ka të bëjë me zotin Nallbati. Në dijeninë time, telefoni i zotit Nallbati është sekuestruar nga BKH, sepse ka dal në bisedat e SKY dhe dyshohet se ai ka cenuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Kjo është folur në korridoret e SPAK dhe gjykatës. Kemi implikim në nivelet më të lart të nivelet policisë dhe këtë e tregoi vetë operacioni.

Dumani nuk e pati mundësinë që të gjente krah për të goditur, por nga ana tjetër ajo që e kemi dyshuar gjithmonë është se politika dhe policia janë të dyja të implikuar në afera me krimin e organizuar dhe këtë e tregoi operacioni”, tha Llangozi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme