Kush e dha urdhrin për arrestimin e Gjuriqit? Flet kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka përjashtuar çdo mundësi që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
“S’jemi në rend të zgjedhjeve, kam marrë përshëndetje dhe përkrahje nga shumë deputetë dhe shefat e Grupeve Parlamentare. S’ka zgjedhje dhe nuk ka rënie të qeverisë. Mirëpo gjithsesi shkëputja e marrëdhënieve nuk është zgjidhje për të ardhmen e vendit”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se ai ka qenë në dijeni për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës që nga fillimi e deri në fund të tij, transmeton lajmi.net.

“Ministria e Jashtme ka marrë një vendim për refuzimin e lejes për hyrje në Kosovë, në këtë rast aktivizohet Ministria për zbatimin e vendimit, dhe kjo nuk është çështje për demonstrimn e forcës, por është çështje për zbatimin e ligjit, dhe kam qenë në dijeni për këtë çështje nga fillimi deri në fund”, përfundoi Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme