Kush e shmangu “eskalimin e situatës” nga rrënimi i murit në Veri?

Është folur shumë se rrënimi i murit në Mitrovicë  mund të sjell edhe eskalim të situatës.

Mirëpo, fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi duke përjashtuar kështu mundësin edhe të tensionimit të situatës Kosovë-Serbi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani për Indeksonline tregon se si është shmangur “eskalimi i situatës së sigurisë”.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes për rrënimin e murit ka bërë që situata në Veri të jetë e qetë.

“Nga pikëvërshtrimi i sigurisë, besoj se është shumë mirë që është arritur marrëveshje rreth rrënimit të murit dhe kjo ka shmangur eskalimin e situatës së sigurisë.Çështjet e sigurisë në përgjithësi kërkojnë maturiinstitucionale dhe vendosmëri për zbatimi e ligjit. Dakordimi në Prishtinë shmangu dhunën e mundshme dhe kjo në pamjen time paraqet një veprim të zgjuar”, thotë Ramdani.

Ai thotë se vullneti i marrëveshjes duhet të jetë gjithnjë një parim udhëheqës, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i Kosovës.

“Normalisht se në shumë çështje do të duhej të veprohej njëjtë, duke përfshirë këtu edhe temat e nxehta politike brenda shqiptare në Kosovë. Vullneti për marrëveshje duhet gjithnjë të jetë një parim udhëheqës për të ruajtur dhe mirëmbajtur stabilitetin në Kosovë”, ka shtuar më tej ai.

Rrënimi i murit në Veri të Mitrovicës është bërë sot pas dy muajve të ndërtimit të tij.

Megjithëse ka pasur tensionim të situatës Kosovë-Serbi pas ndërtimit të këtij muri, ai arriti të largohet pa ndonjë problem. Institucionet kosovare këtë po e cilësojnë si një veprim që është dashur të bëhet. Ndërsa pala serbe tashmë ka filluar të flas për fillimin e ndërtimit të sheshit që është paraparë në atë pjesë në marrëveshje me BE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme