Kush e zëvendëson Elisabeta Imerajn, KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit nga detyra nga KPA të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, KLP ka caktuar sot drejtuesin e përkohshëm për të zëvendësuar postin e saj.

BalkanWeb raporton se Arens Çela është zgjedhur në këtë detyrë.

Një ditë më parë Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin.

Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ndër të tjera flitet edhe për një godinë 5 kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshme

“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord te kunatit ne Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit”, u tha sot nga KPA.

Arens Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme./BW

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme