Kjo qe shihni ne foto është Ariela Murati, 21 vjecarja e vrare sot ne Tirane, pasi u qellua me arme zjarri nga djali qe policia thote se i kishte refuzuar kerkesen per lidhje.
Ajo quhet Ariela Murati, nga Berati por jetonte ne nje fshat te Fierit.
Autori i krimit mesohet se quhet Aldison Belulaj, nga Fieri raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia.
E reja po shkonte ne shtëpinë e te motres, e shoqeruar nga vete motra dhe kusherira e saj kur autori i preu rrugen dhe dyshohet qe pas nje grindje, e cila nuk ka zgjatur me shume se 2 minuta, ai ka nxjerre armen dhe e ka shkrepur ne drejtim te vajzes qe dashuronte dhe me pas vetes. E reja ka vetem nje plumb ne koke qe i ka marre jeten, raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia.
Dy vajzat jane tronditur kur kane degjuar krismat, pasi ishin larguar disa metra larg te dyve, per t’i lene te bisedonin dhe sqaroheshin.
Edhe e motra e viktimes eshte studente ne Tirane dhe mesohet se jetonin ne shtepi me qera ne kryqytet. Ariela studonte ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane me burse te plote pasi ishte studente ekselente.
Policia ben me dije se rreth ores 14.52, nje telefonate ka lajmëruar Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.