Charls Lieber, profesor i Harvardit dyshohet se është i përfshirë në prodhimin e koronavirusit në Kinë.
Është ky informacioni më i fundit i publikuar agjencia AS në Spanjë, e cila shkruan se sipas teorive konspirative Lieber ka pasur kontakt me disa studentë kinezë dhe Universitetin e Teknologjisë në Wuhan, vend nga ku shpërtheu pandemia e Covid-19.
Kujtojmë se profesori Charles Lieber i Harvardit, u arrestua në janar të këtij viti pasi u akuzua për lidhje me Kinën, duke ngritur më shumë dyshimet për përfshirjen e tij në prodhimin e koronavirusit nga dora e njeriut.
Pandemia e koronavirusit, në mënyrë të pashmangshme ka sjellë një sërë teorish konspirative për origjinën e saj, njëra prej të cilave pretendon se është krijuar nga njeriu. Dhe pikërisht shkencëtari amerikan i arrestuar kohët e fundit mbi lidhjen e tij me Kinën, dyshohet se ndihmoi në krijimin e tij.
Profesori në fjalë u akuzua se gënjeu autoritetet federale amerikane në lidhje më pagesat e dyshimta që ka marrë nga Universiteti i Teknologjisë në Wuhan dhe fshehu pjesëmarrjen e tij në planin e Talenteve kinezë, një program i drejtuar nga shteti kinez që rekruton talentet elitare shkencore.
Duke pasur parasysh që koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, lidhjet e Charls Lieber me qytetin kinez ndezën thashethemet në internet se ai në fakt ishte arrestuar sepse ishte pjesë e dyshimeve në krijimin e virusit që ka paralizuar globin.
Kjo ide u mbështet nga senatori i Arkansas, Tom Cotton, i cili pyetjes nëse ky virus ishte prodhuar në Kinë iu përgjigj shkurt se ishte diçka që kërkonte hetim.
Dyshimet e ngritura për profesorin e Harvardit erdhën në një kohë me arrestimin e dy studëntëve kinezë, të cilët kontrabandonin lëndë që përmbanin mostra biologjike në Kinë, lajm i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Departamenti i Drejtësisë amerikane njofton se tre të arrestuarit, profesori Lieber, studenti Yangqing Ye dhe një pjesëtar i forcave kineze të sigurisë, akuzohen për vjedhje të kërkimeve amerikane, ndërsa ishin 21 shishe biologjike të vjedhura. Hetimet vijojnë në SHBA, për të çuar drejt një përfundimi konkret.