Edi Rama mbërriti mesditën e të premtes nga Sofja në Tiranë, dhe organizoi një konferencë për media në Aeroportin e Rinasit, me qëllimin që të flas për agjendën evropiane të Shqipërisë.
Gjëja e fundit për të cilën Edi Rama kishte nevojë, ishte rizgjimi i guximit të një gazetareje për të bërë pyetje dhe për të marrë përgjigje. Jo vetëm kaq. Të një gazetareje që nuk tërhiqet edhe pas retorikës së zakonshme fyese ndaj gazetarëve nga ana e Edi Ramës.
Pas çdo vërejtje vetullash të Edi Ramës, të një gazetareje që nuk tutet përballë presionit verbal të një kryeministri, dhe të një gazetareje që të mund ta kapte për zhelesh me fjalë e ta largonte me turp nga foltorja.
Ambrozia Meta është gazetare e politikës në Fax News prej vetëm 5 muajsh, me origjinë nga Tepelena vajzë e dy prindërve intelektualë dhe që prej dy vitesh ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë. Për ata që e njohin thonë se Ambrozia Meta është e apasionuar pas letërsisë e sidomos pas dy shkrimtarëve, Ismail Kadare dhe Stefan Cvajg.
Vetëm 25 vjeçe, Ambrozia Meta është bërë personazhi më i njohur në opinionin publik për një fakt ndoshta në dukje banal, por për median në Shqipëri që lëngon nga nënshtrimi, shumë i rëndësishëm.
Gazetarja Ambrozia Meta e gozhdoi me vetëm një pyetje të njëjtin Kryeministër që deliron studio më studio me orë e orë e të tëra, sidomos në 5 vitet me fundit përballë gazetarëve milionerë të karrierës, të cilët që me shumë gjasë kanë ndjerë sadopak turp.
Ironia është se Ambrozia Meta, nuk është aspak gazetarja më e njohur dhe më e paguar në treg, përkundrazi. Ajo punon në një televizon rishtar në treg si Fax News i cili nuk ka asnjë biznes nga pas, me vështirësi serioze mbijetese financiare, por që ka zgjedhur një drejtim që të gjitha mediat e tjera elektronike bashkë me milionat e tyre, është luks që nuk ia lejojnë dot më vetes.
Të qenurit i lirë. Ambrozia Meta është gazetare në një televizion ku urdhri kryesor për gazetarët është që të jenë të lirë. Por mundësia për të qenë i lirë, dhe aftësia për ta shfrytëzuar larine, jo gjithmonë shkojnë paralelisht. Prandaj merita kryesore pse Ambrozia Meta sot është një “hit” në opinionin publik, i takon më së pari vetë vajzës nga Tepelena, për të vetmin fakt se sjellja e saj si profesioniste është diçka e panjohur prej vitesh në tregun mediatik shqiptar.
25 vjeçarja e ndrojtur, gazetarja Ambrozia Meta e detyroi sot 56 vjeçarin më arrogant të Shqipërisë Edi Ramën Kryeministër, të braktiste foltoren.
E gjitha kjo me një lehtësi të papërshkrueshme, ashtu thjeshtë, me sinqeritetin e një 25 vjeçareje dhe me guximin e një gazetareje trime, përballë një kryeministri me probleme në qeverisje, ku dy ministrat e brendshëm, njëri pas tjetrit i dalin të kenë lidhje me trafikun e drogës. /gazetametro.net