Ish-komandanti kryesor i Rusisë në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, i dinte planet e liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Kremlinit.
Kështu raporton e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar disa zyrtarë amerikanë.
Prigozhin kishte vlerësuar Surovikin në të kaluarën, ndërsa kishte kritikuar Geramisov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu për mënyrën se si e kanë trajtuar pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë po përpiqen të kuptojnë nëse gjenerali Surovikin e ka ndihmuar liderin e Wagner me planet e tij.
Surovikin vetë doli të shtunën për të dënuar kryengritjen e Prigozhin. Por zyrtarët amerikanë thonë se gjuha e tij e trupit sugjeron se ai nuk ndjehej mirë teksa po denonconte një ish-aleat.
Amerikanët dhe ukrainasit janë të interesuar që të minojnë pozicionin e Surovikin, pasi largimi i tij do të ndihmonte përpjekjet e Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
Surovikin njihet edhe me nofkën ‘Gjenerali Armagedon’.
© SYRI.net