Kush është Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve i shpallur në kërkim, Basha e akuzoi si anëtar të Bandës së Lushnjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri sot një denoncim të fortë, ku para gazetarëve të mbledhur në dalje të sallës së Parlamentit të Shqipërisë, i u shpreh se Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve, i cili sot është në kërkim, ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës, ndërsa, sipas Bashës, Kryeministri Rama e ka shpallur gjeni para ministrave.


“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldo Bares, ai që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar. Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin anëtarin e Bandës së Lushnjes. Sot i jep imunitet. Sot ata janë në arrati prej Edi Ramës. Siç i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur me Lefter kokën. Rama e di sepse nëse drejtësia e merr ketë punën e komisionit hetimor dhe e kthen në një ndjeke penale, kjo do të shembu ngrehinën e korrupsionit 30 vjeçar”, tha Basha në lidhje me Mirel Mërtinin dhe “lidhjet” e tij me Bandën famëkeqe të Lushnjes dhe me Kryeministrin Rama.

Por, Basha nuk është i vetmi politikan, i cili ka përmendur emrin e Mirel Mërtirit, si një nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Një deklaratë të tillë e ka bërë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

KUSH ËSHTË MIREL MËRTIRI, I SHPALLUR NË KËRKIM PËR AFERËN E INCENERATORËVE?

Në nëntor të vitit 2020, në disa media vendase, u publikuan materiale, të cilat vinin nga raportimet e mediave në Zimbabve, për një skandal në këtë vend, i lidhur me një tender 60 milion dollarë. Skandal ky që shkoi deri te INTERPOL, në Hungari dhe në Itali, për cilin po flasin shumë media të tjera, përveç atyre shqiptare.

Personi i akuzuar ishte Mirel Mërtiri, apo Klodian Mërtiri, por ky i fundit bëri një deklaratë duke thënë se publikimet në Shqipëri janë bërë me qëllim për t’i prishur atij reputacionin dhe imazhin dhe se ai nuk është shtetasi Ilir Dedja, për të cilin shkruanin mediat në Zimbabve.

Mediat në Zimbabve, të cilat publikuan foton, në të cilën thuhej se Ilir Dedja, është personi i dytë në krahun në të majtë. Por, i dyti në krahun e majtë nuk ishte Ilir Dedja, por pikërisht Mirel Mërtiri.

Shumë akuza janë ngritur ndaj Mirelit, në lidhje me korrupsionin dhe akuzat për inceneratorët. Korrupsion, i cili fillon me inceneratorin e Elbasanit, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere.

Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli, i cili për vetëm 15 milion euro ndërton me çelësa në dorë, inceneratorin e Elbasanit.

E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë.

‘MOS NXIRRNI INFORMACIONE KONFIDENCIALE’, BIZNESMENI MIREL MËRTIRI IU NIS LETËR BANKAVE TË NIVELIT TË DYTË:

Disa kohë më parë, biznesmeni Mirel Mërtiri i ka nisur një letër bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, të cilave iu kërkon që të mos japin informacione konfidenciale që lidhen me të, të cilat janë kërkuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Sipas Mërtirit Gjykata Kushtetuese e thotë qartë se nuk mund të cënohen të dhënat personale të individëve, dhe në çdo rast hetimi duhet të prevalojë e drejta e jetës private të individit.

Biznesmeni shkruan në letër se Bankat nuk janë institucione, por entitete private dhe informacionet dhe dokumentet bankare nuk janë dokumente zyrtare, por dokumente të lëshuara nga një entitet privat. Banka ka detyrim të rreptë konfidencialiteti në kuadër të marrëdhënies bankë-klient.

MIREL MËRTIRI PADIT PËR SHPIFJE BASHËN DHE KATËR DEPUTETË DEMOKRATË:

Rreth dy muaj më parë, bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vendosi të nisë një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës, të cilët i denoncoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje.

Por, në asnjë nga seancat të cilat janë mbajtur ndaj Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit, Ina Zhupës, Belind Kellicit dhe Jorida Tabakut, Mërtiri nuk është paraqitur.

DOSJA E INCENERATORËVE, SHPALLET NË KËRKIM MIREL MËRTIRI:

Në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve, u shpall në kërkim edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, pronari i kompanisë që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës.

Mërtiri u shpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit wshtw edhe bashkwjetuesja e Mwrtirit, me tw cilin ka edhe dy fwmijw.

Para një muaji, ndaj Gugalljes dhe Zotos, pronarë të kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit, gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit me burg’.

Më herët në lidhje me këtë aferë, u arrestua ish-ministri i Mbrojtjes, Lefter Koka për akuzat shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

RAMA NË KOMISIONIN E INCENERATORËVE: NUK I KAM TAKUAR ASNJËHERË ZOTON, MËRTIRIN DHE GUGALLJEN!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i ka takuar personat që akuzohen për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoton, Stela Gugalljën dhe Mirel Mërtirin. Megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjeve të Jorida Tabakut, Rama tha se pasuria e tij është emri që i kanë lënë të parët.

“Këta zbatuesit e projekteve janë persona juridikë, nuk takohen. Personi juridik nuk takohet. Kurse këta tre persona fizik, unë këta nuk i kam takuar për hir të së vërtetës, por edhe mund edhe t’i kisha takuar. Unë takoj të tjerë”, u shpreh Rama në lidhje me këtë çështje.

A E NJEH ZOTON E MËRTIRIN? GJIKNURI: TË LIDH PUNA!

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të martë, për aferën korruptive.

Gjiknuri tha se nuk e njeh personalisht Mirel Mërtirin, por mund ta ketë lidhur puna me të, ashtu siç ka takuar edhe Bashën kur ka qenë 16 vjeç. Ai shtoi se i sheh të pabaza akuzat e PD-së, pasi ai nuk e ka ditur se kush tjetër ka qenë në avion bashkë me të.

AKUZAT E PD: DY ISH-MINISTRA TË RAMËS KANË UDHËTUAR DISA HERË JASHTË VENDIT ME MËRTIRIN E ZOTON!

Ditën e djeshme, Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Orjola Pampuri, tha në një deklaratë për mediat se, tre të kërkuarit për aferën e inceneraotrëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kishin njohje me dy ish-ministrat e qeverisë Rama, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Sipas Pampurit, Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve me këta dy ish-ministra për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Sipas Pampurit, gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme