Kush është pronari ‘problematik’ i servisit që i dogjën 6 makina në Pogradec, kamerat filmuan të gjithë skenën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që ra në një servis në Pogradec, ku u shkrumbuan 6 makina që jepeshin me qera.


Servisi ka qenë në pronësi të shtetasit Geri Pengu, i cili njihet si person problematik në fushën e narkotikëve.

Edhe herë të tjera është tentuar që servisit ti vihet zjarri. Sa i takon rastit të orëve të parë të mëngjesit të sotëm, burime bëjnë me dije, se pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë shihet disa persona që janë afruar, dhe ju kanë hedhur benzinë mjeteve.

Dyshohet qe janë më tepër se 2 persona autorët, për të cilët policia po punon për të identidikuar.

Vetë Pengu nuk ka pranuar që të ketë konflikte të hapura, që mund të çonin në djegien e mjeteve.

Çfarë njoftoi policia:

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme