Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, ka mbërritur sot me jahtin e tij super luksoz në portin e Durrësit. Emri i tij i plotë është Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhe pritet të takohet me presidentin Ilir Meta. Flitet se diskutimet janë përqendruar në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.
Mbret i Kështjellës
Pallati i tij ngjyrë rëre ka 317 dhoma, 4 kuzhina, për gatime arabe, kontinentale, aziatike dhe e katërta vetëm për ëmbëlsira. Në pallat ka 2 mijë persona staf dhe 250 televizorë. Normalisht.
Hotelet më të famshme
Sepse Hoteli Savoy i Londrës dhe Monte Carlo Grand Hotel i Monakos duket se nuk janë mjaftueshëm për të, ai planifikon të blejë edhe hotelin ikonik të Nju Jorkut, Plaza Hotel.
I lindur në familje mbretërore
Prindërit e tij janë Princi Talal dhe Mona Al Solh. Gjyshi i tij nga nëna ishte kryeministri i parë i Libanit. Ndërsa gjyshi nga babai, King Abdulaziz, ka krijuar Arabinë Saudite.
I martuar me bukuroshe
Gruaja e tij e parë është Dalal bint Saud, vajza e Mbretit Saud. Ata kanë dy fëmijë, Reem dhe Khalid. Pasi u nda nga gruaja e parë ai u martua me Ameera al-Taweel me të cilën gjithashtu është ndarë së fundmi.
Ka shoqëri me disa nga njerëzit më të fuqishëm të planetit
Al Waleed njihet për shoqërinë që ka me disa mbretër, politikanë dhe personazhe VIP të botës. Ishte i ftuar special në dasmën e Princit William dhe Princeshës Kate Middleton.
Miliona në bizhuteri
Waleed thotë se ka bizhuteri me vlerë 730 milion dollarë. Ai i ka dhënë Mbretëreshës së ardhshme në Britanisë, Camilla, një varëse diamant me vlerë 1.5 milion dollarë. Varësja që mban në këtë foto është Urdhri i Sundimit të Nderuar të Izzuddienit dhuruar nga Presidenti Nasheed i Maldives.
Investitor i fuqishëm
Në moshën 36-vjeçare, në 1991, ai vendosi të investojë te Citicorp, çka i solli 800 milion dollarë fitime. Në 2005 ai bëri 10 miliard $.
Po ndërton qiellgërvishtësin më të lartë në botë
Kingdom Tower ka nisur të ndërtohet dhe do jetë rreth 200 metra më e lartë se ndërtesa aktuale më e lartë në botë Burj Khalifa, raporton Newsbomb.al.
Ka jahtin e tretë më të madh në botë
Jahti 85.9 metra është një nga më të shtrenjtët në botë. Është ndërtuar në 1979 për tregtarin e armëve saudit Adnan Khashoggi. Jahti është përdorur në filmin e James Bond “Never Say Never Again”.
Ish- pronar i Airbus 380
Aeroplani që ka tre kate, banjo turke, sallë koncertesh për 10 persona dhe garazh për Rolls Royce, kushton rreth 500 milion dollarë.