“Kush garanton që serbët s’kanë me bo thirrje: vrite, vrite shqiptarin!?”

Aplikimi i përbashkët i Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar Kampionatin Evropian të vitit 2027 për grupmoshat U-21 ka qenë tema kryesore që është trajtuar në emisionin sportiv “Favorit” të dielën mbrëma.

Me një panel të përzgjedhur, tema kryesore e javës që shkoi u shtjellua gjerë e gjatë nga panelistët, të cilët përgjithësisht e kundërshtuan një nismë të tillë.

E analisti Granit Begolli, ua kujtoi atyre që vendosën t’i bëjnë bashkë forcat me Serbinë, thirrjet e rënda të tifozëve serbë ndaj shqiptarëve.

“Kush garanton që s’kanë me bo thirrje tifozët e Zvezdës e Partizanit: vrite, vrite shqiptarin, si zakonisht?”, deklaroi Begolli.

Edhe analisti tjetër, Ismet Munishi i kujtoi vuajtjet e popullit të Kosovës nga Serbia, duke insistuar se nuk është dashur një bashkëpunim i tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme