Kush i uli afër njëri -tjetrit Haradinajn dhe Kryeministren e Serbisë në Londër?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic kishin shtrënguar duart formalisht në fund të dhjetorit në Bruksel. Kjo ishte hera e parë që Haradinaj kishte shtrënguar duart publikisht me një zyrtar të lartë serb. Por, sot në Londër në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër Haradinaj dhe Brnabic janë ulur afër-njëri –tjetrit duke prishur praktikën e deritashme që në mes të zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë qëndron dikush në mes.

Për zhvillimet në selinë e BERZH’it në Londër ka njoftuar vetë Haradinaj duke e shpërndarë fotografinë ku shihet afër shefes së Qeverisë së Serbisë.

“Mirëmëngjes miq,

Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro.RH” ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte takuar për herë të parë në Bruksel me homologen e tij serbe, Ana Brnabiç në dhjetor të vitit të kaluar.

Para nisjes së darkës me ftesë te zyrtares se Bashkimit Europian, Federika Mogherini, Haradinaj kishte përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, por kishte rënë në sy ishte përshëndetja me kryeministren Brnabic të cilës Haradinaj I ishte drejtuar në gjuhën serbe dhe më pas ia kishte shtrënguar dorën. Darka në Bruksel e kryeministrave të Ballkanit, ishte organizuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, kishte si synim diskutimin mbi situatën aktuale dhe hapat e radhës drejt integrimit të rajonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme