Remzi Ejupi, ka folur për pezullimin e shitjes së hotelit “Grand” vite më parë.
Ejupi e ka quajtur këtë hotel, simbol të korrupsionit në qendër të Prishtinës tash e 16 vite, i cili sipas tij, është kthyer në një mjet mashtrimi nga politika e vendit.
Ai ka thënë se shitja e Grandit ka qenë plotësisht vendim i pushtetit në vitin 2006, dhe që nga atëherë nuk janë kthyer 8 milionë euro të cilat janë marrë për blerjen e këtij hoteli.
Biznesmeni ka treguar se shitja e Grandit është vendosur në Selanik, ku kanë marrë pjesë ish-ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala dhe deputeti Besim Beqaj, të cilët sipas Ejupit, kishin për qëllim që Grandin të mos i shitej atij apo Behgjet Pacollit.
Ejupi në “Komiteti” ka treguar se ka mbetur i mashtruar nga politika e atëhershme sepse nuk iu kanë kthyer as mjetet financiare e as nuk i është shitur Grandi. /Express/