Kush ishte dhe si u vra Beg Rizaj

 

Beg Rizaj, ishte njëri ndër pjesëmarrësit dhe besohet organizator i “Grupit Kumanova”, grup i cili më 9 maj të vitit 2015, kishin zhvilluar luftime me forcat e Sigurisë në të Maqedonisë.

Në këtë konflikt të armatosur u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Kurse, humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Të vrarë në këtë ngjarje kishin mbetur edhe Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, dy ndër anëtarët kryesor të grupit. Rizaj ishte varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Kurse, të burgosur kishin mbetur 31 anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës”.Autoritetet maqedonase e kishin cilësuar këtë ngjarje, si sulm ndaj rendit kushtetues të shtetit.Gjithashtu, Gjykata Penale e Shkupit i kishte dënuar me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinaj , kishte ndarë mjete financiarë në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”.Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në momentin e ndarjes së këtyre mjeteve, kishte thënë që secila familje do t’i marrë nga 10 mijë euro.Komuna e Deçanit, gjatë ditës së sotme ka përuruar shtatoren e Beg Rizajt. Në inagurimin e saj ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjatë organizimit për zbulimin e shtatores së Rizajt, ndodhi një incident.
Vëllau i Beg Rizajt, Aliu, ai që nuk dëshironte të lejonte askënd për të zbuluar shtatoren e të vëllait, por dëshironte ta bënte ai vet.
Teksa mediat ishin në një anë, panë vetëm pjesën kur ai po diskutonte me të kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vëllai tjetër i Beg Rizajt, Hakiu, deklaroi se Aliu ishte i mërzitur për të vëllain dhe se nuk kanë asnjë problem me kryeministrin e vendit.
“Nuk ka pasur kurrfarë incidenti, ndoshta e ka pasur nga mërzia, ka qenë edhe Aliu në luftë mundet prej mërzie. Jo more, kryeministri është vëlla i joni, familja Haradinaj, Ramushi dhe Dauti janë vëllezër tonë”, tha ai.

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka sqaruar incidentin.
Ai tha se ishte një konflikt në mes vëllezërve Rizaj dhe që kryeministri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

“Refuzoi për vëllezër të vet që të marrin pjesë në zbulim të shtatores, se ata janë tre vëllezër që kanë mbetur dhe njëri prej këtyre vëllezërve nuk i ka lënë këta dy vëllezërit tjerë se janë keq mes vete. U desh me ndërhy kryeministri që me i pajtua në mes veti që me ju thënë se ti ke me zbulua këta dy nuk kanë me zbulua se këta dy pak më të kthjelltë. Ai i thoshte kryeministrit që ti nuk ki faj, por këta të dy nuk kanë qenë mbas Begut kurrë, nuk janë kanë në luftë kurrënjani dhe nuk dëshironte ti lejonte vëllezërit tjerë për me marrë pjesë”, ka thënë ai.

Më vonë sqaroi edhe vet kryeministri. Tha se ndërhyrja e tij ka qenë në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar ai.Shtatorja e tij do të qëndrojë në qendër të Deçanit, është financuar nga bashkëluftëtarët dhe bashkatdhetarët e tij. Ndërsa, komuna e Deçanit e ka ndarë hapësirën ku është vendosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme