Kush janë deputetët që kanë përtuar nga 12 mijë euro për harxhime të rrugës

Deputeti i PAE Alija Kamberoski është duke thyer rekord sipas pagesave të shpenzimeve rrugore që i ka bërë parlamenti gjatë vitit 2017, ai nga marsi deri në nëntor të vitit të kaluar për dhjetë muaj ka marrë 12.847 euro për shpenzime rrugore e që në % vetëm për rrugë në muajt ka marrë nga 1.427 euro.

Derisa në rrjetet sociale qytetarët meren me ish deputeten Silvana Boneva e cila me makinë sikur nga qielli të udhëtonte drejt parlamentit, deputetët tjerë vazhdojnë të inkasojnë shuma të majme për rrugë dhe pagesa rrugore.

Përmes kërkesës për qasje të lirë deri tek informacionet për shpenzime të deputetëve tregojnë se buxhetit këto shpenzime të deputetëve i kushtojnë 465 mijë euro duke mos përfshirë muajin janar, shkurt dhe dhjetor e që do të thotë se nga 50 mijë euro vetëm në muaj për këtë qëllim.

Duke bërë një listë prej top20 deputetëve të cilët shpenzojnë më së shumti nuk është marë raport për muajt e fundit pasiqë në faqen e parlamentit nuk ka pasur aktivitete. Kështu, në këtë top20 krahas rekorderit Alija Kamberoski që vjen nga Struga, në vend të dytë vjen deputetja e LSDM Mira Stojcevska nga Manastiri e cila për dhjetë muaj ka marrë 11.736 euro kurse në vend të tretë Liljana Zaturoska nga VMRO e cila ka marrë 11.435 euro. Menjëherë pas tyre është deputeti i ASH Syrja Rashidi nga Struga me 11.164 euro e më pas Aleksandar Kiracovski nga Manastiri me 11.065 euro.

Mirë kanë kaluar dhe kolegët e tyre nga LSDM Vasko Kovacevski, Jovan Mitrevski, Jagoda Shahpaska, Zhaklina Lazarevska, Beti Rabaxhievska Naumovska që kanë marrë nga 10 mijë euro kurse edhe deputetët e VMRO Liljana Kuzmanovska, Dragan Cuklev, Zoran Ilioski dhe Emilija Aleksandrova nga 10 mijë euro.
Tomislav Tuntev ka marrë 9.454 euro, Sasho Vasilevski 9.850 euro, Kërsto Mukoski 9.563 euro,
Sasho Pockov 9.133 euro, Katerina Kuzmanovska 9.326 euro dhe Vankover Mancev 9.007 euro, nëse shihet mirë lista në të 10 janë nga LSDM, 8 nga VMRO dhe 1 i ASH-së.
Në janar, grupi parlamentar i LSDM propozoi iniciativë për shkurtimin e shpenzimeve për udhëtim e në vend që është paguar 30% për një litër benzin të paguhet vetëm 15%. Ndërkohë që ish deputetja e VMRO-së Silvana Boneva me vite ka qenë cak i kritikave për shkak të shpenzimeve rekorde për udhëtime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme