Kush janë grupi i motoçiklistëve të Putinit që do të vijnë në Kosovë?

Klubi është formuar si një përzierje mes dashamirësve të muzikës rock dhe entuziastëve të çiklistëve të cilët mbanin koncerte rock paligjshëm në Moskë gjatë viteve 1983.

Në vitin 1989 klubi është konsoliduar duke u quajtur “Ujqit e Natës”. Në fillim të vitit 2018, “Ujqit e Natës” kanë shtrirë ndikimin e tyre përveç Rusisë, në Ukrainë, Letoni, Gjermani, Bulgari, Rumani, Serbi, Australi, Sllovaki, Bellarusi, Filipine, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Alexander Zaldostanov (i njohur edhe si Kirurgu) është lider që prej themelimit të grupit në vitin 1989.

Një anëtar i këtij grupi, Valery Bely, u qëllua për vdekje në një mosmarrëvesje me një klub rival në nëntor të vitit 2016, shkruan Periskopi.

Klubi si interes ka jetën politike dhe shoqërore të Rusisë, duke u angazhuar në çështjet sociale të të rinjve, krijimin e lidhjeve të ngushta me Kremlinin dhe krijimi i një miqësie me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ata gjithashtu kanë kontribuar në ndarjen e Krimesë, duke kontrolluar rrugët e gadishullit. Po ashtu ata kanë qenë të përfshirë në luftën pro-ruse në Donbass të Ukrainës.

Klubi ka marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin dhe konsiderohen si nacionalistë rusë.

Në vitin 2015, “Ujqit e Natës” kishin siguruar nga Kremlini një donacion prej 12, 000, 000 rubla ruse për ndërtimin e një qendër për të rinjtë i njohur si “Patriot” në Sevastopol të Krimesë.

Ata shpesh ndeshen në konflikte të përgjakshme me klubet e tjera motoçikliste./Periskopi/

Image result for Night Wolves

Image result for Night Wolves

Image result for Night Wolves

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme