Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do ta marrë postin e kryetarit të PD-së pas dorëheqjes së Alibeajt mbrëmjen e djeshme.
Ai tha për mediat se funksionarët e lartë të PD-së duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve vendore. Sipas tij, në këto ditë të vështira është e turpshme që të luftohet për poste personale duke lënë mënjanë interesin e demokratëve.
Salianji: Ligjërisht, që në momentin që jep dorëheqjen kryetari, me rregulloren e Kuvendit, unë si nënkryetar jam përfaqësues, por nuk do të marr asnjë hap të tillë deri sa të krijohen të gjitha urat e komunikimit që opozita të bashkohet. Nëse ka interesa personale, çarje dhe fragmentarizimi, dhe për të marrë funksione në një nga ditët më të vështira për opozitën. Unë nuk mund të them se ne s’kemi përgjegjësi. Secili prej funksionarëve të lartë të PD është përgjegjës. Ne të tjerët që luftojmë për interesat personale, jemi turpi i opozitës./Albeu.com.