Kush me kë (sezoni III)?

Njëjtë si në parazgjedhjet e vitit 2010, si në ato të 2014-s, ashtu edhe në prag të zgjedhjeve 2017 – tashmë e kthyer në traditë – i erdhi radha kolumnes së pazakontë, si imponim i situatës së pazakontë politike aktuale. Në “pamundësi” të analizimit të transfereve dhe lëvizjeve që kanë ndodhur për një kohë të shkurtër, ju risjell kuizin e para 7, gjegjësisht 3 vjetësh, me rifreskime të domosdoshme, bashkë me këtë më të riun, pa harruar dy barsoletat profetike (sizifiane?!). Sigurisht se përfundimet që do të nxirrni pas leximit të tyre do të jenë edhe një ndër analizat më të mira që mund të bëhen për situatën parazgjedhore në Kosovë

Kuizi: 23 maj 2017

KUIZI MË I VËSHTIRË në Kosovë vazhdon të jetë ai që përfshin pyetje politike.

Motoja parazgjedhore e Kadri Veselit dhe PDK-së është:

Jo misioni i ri i Hashim Thaçit?

Mashtrimi i ri?

Fillimi i ri?

Fillimi i (mashtrimit të) ri për Ramush Haradinajn?

Fatmir Limaj:

Ka dalë nga PDK-ja dhe e ka formuar NISMËN?

Nuk ka dalë nga PDK-ja dhe e ka formuar NISMËN?

Është nisur ta nisë Nismën…, por ka marrë n’thua?

Ka nisur dhe bitisur në PDK?

Ramush Haradinaj është kandiduar për kryeministër nga (mundësi për disa përgjigje të sakta, pse jo edhe krejt):

LDK-ja

PDK-ja

LVV-ja

NISMA

AAK-ja

Behgjet Pacolli e përdorë shpesh fjalën e urtë angleze “Më mashtro një herë – marre për ty, më mashtrove dy herë – marre për mua”. Sa herë është mashtruar deri më sot ai:

1 herë?

2 herë?

A ka fjalë të urtë angleze për atë që mashtrohet më shumë se dy herë?!

Ai vetë e di më mirë?

Cila nga këto parti e ka kryetarin e vet si kandidat për kryeministër:

Lista Serbe?

Fjala?

PDK-ja, LDK-ja, LVV-ja dhe NISMA?

Krejt dhe asnjëra?

Çka kanë të përbashkët Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda?

Kanë punuar bashkë për kryeministrin Bajram Rexhepi?

Isa Mustafën?

Ish-Behgjet Pacollin?

Ish-Albin Kurtin?

Në Lëvizjen serioze Vetëvendosje ka aderuar si përforcim relaksues ky/këta humorist/ë:

Qumili e Cima?

Stupcat?

Vetëm Adem Mikullovci nga seriali “Kafeneja jonë”?

Të gjithë nga seriali “Kafeneja jonë”?

Shtohet rubrika: Lidhini këta gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile me partitë të cilave iu bashkuan:

Halil Matoshi PDK

Arbana Xharra LDK

Lumir Abdixhiku AAK

Dardan Velija LVV

Driton Selmanaj NISMA

Dukagjin Gorani Alternativa

Kastriot Jahaj Tjetër

(a ka të tjerë?…)

Vazhdon rubrika: Lidhni këta ish-deputetë me partitë të cilave u takojnë:

Ilir Deda LDK

Donika Kadaj Bujupi Alternativa

Melihate Tërmkolli AAK

Blerim Shala PDK

Gëzim Kelmendi LVV

Labinotë Demi Fjala

Ramiz Kelmendi AKR

(vazhdojeni vetë…)

Kuizi: 14 maj 2014

Motoja para-para-zgjedhore e Hashim Thaçit është:

Emisioni i ri?

Misioni i ri?

Milioni i ri?

Konfuzioni i ri?

Për ku është nisur Fatmir Limaj?

Është nisur drejt paraburgimit?

Është nisur drejt shtëpisë?

Ka marrë nismë drejt fundit në politikë?

Ka nisur fundin e PDK-së?

Si të kuptohet forma dhe reforma akademike, Isa Mustafa style?

Mustafa ka formuar LDK-në?

Mustafa ka reformuar LDK-në?

Mustafa ka reformuar Prishtinën?

Mustafa ka reformuar vetveten?

Maxi për AAK-në do të thotë:

Ikja e maxi-biznesmenit kosovar?

Ardhja e biznesmenit të Maxi-t?

Maximizim i rezultatit?

Maximumi i Ramush Haradinajt?

Ilir Deda është:

Bashkëthemelues i FER-it

Bashkëthemelues i presidencës

Bashkëthemelues i KIPRED-it

Bashkëpishmanxhi i Vetëvendosje-së

Çka ka të re te Ukë Rugova?

I ka rënë vizë LDK/LdrIR/AAK/PDK/AKR-së?

Po pret ta marrë vizën?

I është refuzuar viza?

Është, thjesht, vizitor?

Cila është sot shoqëria civile?

Kjo s’është pyetje politike

Shoqëria është e pafajshme

Civilët janë të pafajshëm

“Urime, ti ke talent!”

Margarita Kadriu është:

Bionde e bukur me sy të kaltër?

Është kryeshefe në gazetë?

Është luftëtare për të drejta të barabarta të grave në kryesitë e partive?

Gazetare e rubrikës Makifete Saliuka?

Vazhdon rubrika: Lidhni këta ish-deputetë me partitë të cilave u takojnë:

Alma Lama AKR

Afrim Kasolli LDK

Lumnie Morina PDK

Emin Gërbeshi LB

Muhamet Mustafa NISMA

Ramiz Kelmendi PD

Amir Ahmeti KDTP

Hydajet Hyseni AAK

(vazhdojeni vetë…)

Kuizi: 10 nëntor 2010, versioni 2.0

Nëse do të votosh një parti rugoviane, për cilën parti duhet të votosh?

LDD

LDK

AAK

Një tjetër!!!

-(AKR 2014)

Bujar Bukoshi është nga:

LDK-ja

PReK-u

AAK-ja

PDK-ja

(Opsion i hapur shtesë 2014)

Me “himnin” “Kur ka ra kushtrimi” në Kosovë, anëtarët e cilës parti do të ngrihen në këmbë?

AAK

LDK

Nga të dyja

Nga asnjëra

(Dilema vazhdon 2014)

Bajram Kosumi ka qenë kryeministër i Kosovës si anëtar i cilës parti?

Bashkimi për Demokraci

PPK

AAK

Nuk ka qenë kurrë kryeministër

(Ka përparime 2014)

Çka e lidhë AKR-në me numrin 7?

Numri i ulëseve në Kuvend

Numri i partive në koalicion

Numri i deputetëve që e kanë braktisur partinë

Numri i personave me emrin Ibrahim në parti

(Matematika vazhdon të vlejë 2014)

Rexhep Selimi është:

Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së

Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

Ministër i QPK-së

Anëtar i listës së Vetëvendosjes

(Status quo 2014)

Vendet në listën e PDK-së për zgjedhje i cakton:

Kryesia e partisë

Kryetari

I sjell lejleku

I cakton dikush jashtë partisë

(“Ka vende boll, veç hajde” 2014)

Akronimi i drejtë i Frymës së Re është:

FAIR

FER

FERR

(telefono mikun)

(FAIL 2014)

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë:

Albini me shokë

Shokët e Albinit

Të gjithë janë shokë

Të gjithë janë zotërinj

(Askush nuk po e njeh më askënd 2014)

Agim Çeku ka shkuar me:

AAK-në

AKR-në

FSK-në

Gruan në Kroaci

(F*ck 2014, për çka po bëhet fjalë këtu?!)

Lidhni këta ish-deputetë me partitë të cilave u takojnë:

Riza Smaka PKD

Naim Rrustemi LDK

Driton Tali AAK

Zafir Berisha AKR

Smajl Kurteshi LDD

Bajram Kosumi LVV

Kaçusha Jashari BD

(vazhdojeni vetë…)

Humori profetik parazgjedhor i 2010-s

Barsoleta I:

Hyn plaka në vendvotim. Voton dhe del. Pas pesë minutash kthehet e djersitur dhe e mbushur frymë.

“Pse u ktheve loke?”, e pyesin te dera.

“O, pasha loken, e kam gabu votën. Kam dashtë me votu për Filan Fistekun[i], e e kam votu dikend tjetër”.

“Aiii, mos u mërzit loke, e kemi vërejtë e e kemi përmirësu”.

II.

I kishte mbetë njërit hatri në babanë e vdekur.

“Pse, bre, çka të ka ba?!”, e pyetën.

“Po është çu baba nga varri veç për me votu e s’erdh me na pa hiç”.

[i] Emri i njohur për redaksinë

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme