Kush mund të jetë kryeministër i Serbisë

Pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit kryetar i Serbisë, kanë filluar spekulimet se kusht do ta zërë vendin e tij në krye të Qeverisë serbe, transmeton Koha.net.

Emri më i lakuar për këtë post, është zëvendësi aktual i Vuçiqit Ivica Daçiq , i cili edhe më parë ka qenë kryeministër.

Për “novosti”, i pyetur nëse do të kalonte në karrigen e kryeministrit, Daçiq është përgjigjur se pa marrë para sysh pozitën në qeverinë e ardhshme serbe, edhe më tej do të bashkëpunonte shkëlqyeshëm me Vuçiqin:

“Ai duhet ta marrë vendimin për kryeministrin. Nuk kemi i folur për këtë. Kjo do të jetë temë në fund të majit”, ka thënë Daçiq duke shtuar se askush nuk do t’i besonte po t’i thoshte se do ta refuzojë post.

Krahas Daçiqit, ky medium serb, përmend edhe emra të tjera ndër të cilët edhe ai i Tomislav Nikoliqit, kryetar në largim i Serbisë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme